U zhdukën pa lënë gjurmë nga hoteli në Durrës, gjenden 9 nepalezët e humbur

Policia e ka gjetur 9 të huajt që ishin zhdukur nga hoteli në Durrës. Ata janë gjetur në Tiranë, por Policia nuk ka zbuluar arsyen pse kishin braktisur bagazhet dhe i ishin drejtuar kryeqytetit, nëse argëtimi e jeta e natës ka qënë arsyeja apo kanë pasur shkaqe të tjera.

Nëntë shtetas të huaj nga Nepali u bërë protagonistë të një ngjarjeje të paprecedentë në Durrës. Të ardhur në shtetin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës, ata u zhdukën pa lënë gjurmë, por duke lënë pas bagazhet dhe dokumentacionet e tyre.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve policore, mësohet se ata kanë mbërritur të premten më datë 9 mars në Rinas, e më pas janë akomoduar në një hotel në Durrës. Por një ditë më pas, më 10 mars, ata u larguan nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më.

Gjatë hetimeve të deritanishme nuk ishte vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve, por largimi i tyre i papritur mbetet ende i veshur me mister.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.