U shpërndante drogë fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

Një shtetas shqiptar është arrestuar dy ditë më parë në një provicë të Pescarës nga policia italiane pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë drogë.

Nga operacioni policor i Pescarës, u bë i mundur arrestimi i Ardian Haxhiraj, 31 vjeç me nënshtetësi shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimi ndaj tij kishte nisur që në fund të muajit shkurt, pasi në njësinë policore të provincës kishin mbërritur një sërë akuzash se shqiptari u shpërndante drogë edhe fëmijëve të mitur.

Sipas mediave vendase, Haxhiraj ishte i dënuar me arrest shtëpiak, por as kjo nuk e ka ndaluar atë të tregtojë lëndë narkotike. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 3 gramë marijuanë dhe gjithashtu dy shtetas të tjerë, të cilët u dërguan më pas në një qendër që trajton të varurit nga droga.

ME TE LEXUARAT