Turqi, arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge

Aktualitet

Policia ka vënë në pranga 11 trafikantë shqiptarë drogë si dhe ka sekuestruar 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.

Droga sapo ishte futur në Turqi, pasi kishte kaluar përmes rrugëve detare nga Shqipëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës.

Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.

Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT