Tiranë, dy pllaka betoni “fluturojnë” nga stuhia dhe i bien në kokë 18 vjeçarit
Stuhia ka sjelle një ngjarje te rëndë qe ka ndodhur në Tiranë, ku për shkak të erës ka patur edhe të lënduar në njerëz, përveçse dëmeve të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë. Sipas policise, 18 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke konsumuar një kafe në një bar kur mbi kokën e tij kanë rënë dy pllaka betoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Objektet kanë rënë nga kati i fundit i pallatit, teksa poshtë ndodhej kafeneja ku ishte i riu.
Fatmirësisht, plagët nuk kanë qenë vdekjeprurëse për 18 vjeçarin. I riu është shoqëruar në spital dhe ka patur plagë në kokë dhe dorë. Pas ndihmës mjekësore, i riu është lejuar të shkojë në banesë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policise:
Më datë 17.03.2018, në rrugën e “Barrikadave”, nga kati i fundit i një pallati, janë shkëputur dy pllaka betoni të cilat kanë rënë në verandën e një kafeje duke dëmtuar në dorë dhe në kokë shtetasin S.H, vjeç 18 banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.