Tiranë, plagosje me thikë në pikën e basteve sportive

Aktualitet

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë ditën e djeshme në kryeqytet. I moshuari I.H., 71 vjeç, ka plagosur me thikë 53 vjeçarin Z.G., me banim në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pikë të basteve sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 71-vjeçarit ka përfunduar nisur një procedim penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm, njoftoi Policia. Dyshimet paraprake të policisë janë se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

ME TE LEXUARAT