Thaci gradon gjeneralët, në prag të formimit të ushtrisë

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka graduar sot gjeneralët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast kreu i shtetit ka deklaruar se këto gradime po ndodhin në prag të transformimit të kësaj force në ushtri, por pa mundur të përmendë ndonjë afat kohor se kur do të ndodhë ky transformim që po bllokohet nga Lista Srpska

I pari i vendit, pasi gradoi gjeneralët, në fjalën e tij, lartësoi punën e FSK-së. E quajti forcë moderne, shumetnike, dhe me standarde të NATO-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si Forcë e Sigurisë, e gatshme për të marrë përgjegjësi shtesë, ajo gjithmonë ka nevojë për kuadro të reja por edhe përvojën e të sapograduarve që me angazhimin e tyre në FSK në prag të transformimit në forca të armatosura të Kosovës, bashkë me pjesëtarët e tjerë të FSK-së jam i bindur se pas transformimit në FSK do të punojmë që forcën tonë, ushtrinë tonë, të integrojmë edhe në NATO dhe të kontribuojmë në ruajtjen e paqes në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Thaçi.

Kosova dështoi që vitin e kaluar të bëhej me ushtri, pas kundërshtive të mëdha të ndërkombëtarëve që ushtria të bëhej përmes ligjit ashtu siç insistonte Thaçi, dhe jo përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për të ndodhur ndryshimet kushtetuese, nevojitet edhe mbështetja e Listës Serbe, për çka këta të fundit vazhdimisht janë shprehur kundër. Ani pse ushtria parashihet të jetë multietnike.

ME TE LEXUARAT