Takimi me Aldo Baren në burg, reagon Gjonaj: Vizitë normale, Noka figura më e diskredituar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një vizitë në burgun e Peqinit.

Gjonaj inspektoi ambientet e brendshme dhe vizitoi disa të burgosur, mes të cilëve Aldo Baren dhe Enver Dondollakun.

Kliko per me shume info

Mirëpo, fill pas kësaj vizite, deputeti demokrat Flamur Noka hodhi akuza dhe tha se kjo vizitë mund të jetë bërë që Edi Rama të shantazhoj dikë.

LEXO EDHE:  Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg

Por në një reagim në Facebook, Gjonaj i është përgjigjur Nokës dhe thotë se vizita brenda burgut është zhvilluar brenda normalitetit.

Reagimi i ministres:

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

LEXO EDHE:  Xhafajt në Fier: Shumë shpejt, do godasim grupet kriminale që veprojnë në këtë qark

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

LEXO EDHE:  Qeveria në Fier, Rama: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, 80 u larguan

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here