Spartak Ngjela trondit: Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për një qëllim

Nga Spartak Ngjela:

Rama dhe Berisha, bashkë po mbledhin para që të bëjnë luftë guerile në mbrojtje të gjësë së vjedhur prej tyre. Një provë e qartë dhe e re është te bashkëpunimi i tyre me kullat në trrualin e Teatrit Kombëtar. Ata që do të merren me ngritjen dhe shitjen e kullave shumëkatëshe janë klientë të përbashkët të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Kliko per me shume info

Një turp i padëgjuar është ky. Dhe një vjedhës i pacipë vetë kryeministri që kërkon të na mallëngjejë më Teatrin e Ri Kombëtar dhe dramatik. Por kam përshtypjen që drama e parë që do të luhet në atë teatër është pjesa që do të dramatizojë falimentimin e tyre.

Keni për ta parë.

Po, a e di politika amerikane betejën guerile që po përgatit Rama-Berisha?

1. Edhe njëherë për Teatrin Kombëtar.

Historia anti korrupsion në Europë na ka mësuar se të korruptuarit e niveleve të larta, sa më afër goditjes penale janë, aq më shumë vjedhin me korrupsion. Kjo po shihet sot edhe në Shqipëri. Rama dhe tabori i tij është hedhur me agresion kundrejt vjedhjes kudo në administratën shtetërore. Kërkon para, më çdo kusht para. Të gjithë po i habit ky fakt. Por paratë janë për skemën Berisha-Rama.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD akuza Ramës: Ka bllokuar punën e Komisionit Hetimor

E shihni sa pasionant është për sallën e teatrit Kombëtar Rama, aq sa edhe projektin e vodhi për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Nuk është pasionant për Teatrin Kombëtar por për paratë e kullave. Por tani është i kapur. Nuk ka asnjë mundësi më që të gënjejnë me Teatrin Kombëtar, sepse ndërtimin e godinës së tij po të duan e bëjnë shqiptarët më donacionet e tyre, dhe nuk kanë fare nevojë që të ndihmojnë hajdutët që të vijojnë vjedhjen për t’i shpëtuar ndëshkimit.

LEXO EDHE:  Ruçi merr konfirmimin nga 2 zyrtarët e rëndësishëm për çeljen e negociatave

2. Po ta shohësh me vëmendje konstaton se gjithçka është organizuar si nga një bandë vjedhësish e grabitësish.

Këta po duan me çdo kusht që ta legalizojnë lejen e ndërtimit të të gjitha kullave, se pastaj paratë për destabilizim të Shqipërisë i luajnë edhe nga burgu. Në fakt janë mendje feyll e asgjë më tepër. Por e kanë kot: janë të falimentuar.

Gjithçka tani është e hetuar nga ndërkombëtarët, dhe këtyre guerilasve të Shekullit të XXI nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të presim fatin e tyre ashtu si vetë e kërkuan.

Ai që jeton më vjedhje humbet gjithmonë nga fati që i imponon ligji. Kjo ka ndodhur edhe me taborët Berisha-Rama, se janë tashmë të kapur nga ligji, por janë të hetuar ndërkombtarisht: për këtë të jenë të sigurt. Ekspertët e huaj dinë sot dhe sa dhëmbë të vënë kanë në gojë; dhe sa kanë paguar për to. Janë të parët në rradhë, nga tre ministra të korrupsioneve kryeministrorë Rama-Berisha; nga tre për secilin tabori qeveritar. Dhe goditja ka filluar realisht në Lezhë; ku korrupsioni nxori edhe demonstrues që protestonin për arrestimin e hajdutëve.

LEXO EDHE:  Bushati vlerëson takimin e Ramës me Merkel: Shenjë inkurajuese

Është komedi e madhe goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; prandaj thashë unë më lart që drama e parë në teatrin e ri dramatik kombëtar do t’u kushtohet atyre. Në sallën e godinës së re të Teatrit Kombëtar, që do ta ndërtojnë vetë shqiptarët me donacione, do të shihet vënia në skenë e tragjikomedisë së vetë eliminimit të korripsionit kryeministror në Shqipëri.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here