Skandali me tokat në Lezhë, mes të arrestuarve dhe xhaxhai i ish-deputetit, Ndoka

Aktualitet

Mes 23 personave te akuzuar per shpërdorim të detyrës dhe falsifikimit në skandalin e tjetërsimit të pronave në Lezhë, vec kryetarit të bashkisë Frrokaj dhe zyrtarëve të tjerë është edhe Gjok Ndoka.

Ai është xhaxhai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Gjok Ndoka është kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 23 urdhër-arreste për zyrtarë të bashkisë Lezhë dhe Hipotekave.

Krahas kryebashkiakut Frrokaj, zëvendësit të tij, Enver Hafizi dhe dy zyrtarëve bashkiakë, është arrestuar ish-drejtorja e Hipotekës, Gjelina Bacaj dhe dy juristët, Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Personat e tjerë që janë të përfshirë janë në kërkim nga policia e shtetit.

ME TE LEXUARAT