FOTO/ Kush është shqiptari që i tha "JO" ofertës së bujshme të Donald Trump

Aktualitet

Kandidati republikan për guvernator Peter Lumaj, tha mbrëmjen e djeshme se i ka thënë "jo" ofertës së Presidentit Donald Trump për t’u rikthyer në Shqipëri, si ambasador i SHBA-së.

Lumaj iku në Amerikë si refugjat në kohën e Shqipërisë Komuniste rreth 30 vite më parë,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“M’u ofrua posti i ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri,” tha Lumaj për komitetin republikan të qytezës atje.

“E refuzova këtë ofertë, sepse mendoj se mund se mund t’i shërbej më mirë vendit këtu se sa duke qenë jashtë”- shtoi ai.

Lumaj refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të bëra nga reporterët rreth ofertës së bërë nga Trump, duke thënë se i duhej të largohej për një tjetër fushatë. Lumaj është avokat dhe e ushtron profesionin e tij në Nju Jork.

ME TE LEXUARAT