Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet pronari

Kliko per me shume info

Arrestohet i plagosuri Gentian Hoxha në dyqanin e të cilit ndodhi një shpërthim ditën e djeshme.

Sipas njoftimeve te fundit, policia ka zbuluar elemente të dyshimta që e implikojnë këtë përson i cili mbeti I plagozur dje ne prodhimin e lëndëve eksplozive.

Kliko per me shume info

Pas shpërthimit të ndodhur në një dyqan celularësh policia ka nisur edhe hetimin për të shpjegur këtë ngjarje si pasojë e të cilës u plagosen dy persona, pronari i dyqanit dhe një kalimtar i rastit, por që janë jashtë rrazikut për jëtën. Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar nje lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si objekte shperthimi.

Shpërthimi ndodhi në orën 11:00 të ditës së djeshme, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy.

Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.

Pas shpërthimit, policia ushtroi ka nisur një aksion dhe kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.