“Shpërthen” Salianji: Ja pse nisi tani hetimi për zyrtarët në Lezhë

Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili ka reaguar ashpër teksa diskutohej për arrestimet masive të zyrtarëve në Lezhë.

Me tone të larta, deputeti i PD-së shprehet se arsyeja se pse nisën hetimet në Lezhë, është vetëm për të hequr vëmendjen nga peshku i madh, i cili është vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E them unë pse nisën hetimet tani. Prokuroria do të heqë vëmendjen nga peshku i madh që është vëllai i tij Olsi Rama, që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me drogën masive të sekuestruar në Maminas. E gjitha bëhet për të hequr vëmendjen”- është shprehur Salianji.

ME TE LEXUARAT