Shpërthen Sali Berisha: Basha duhet të ikë, është fajtor

Politikë

Dhe këtë nuk e ka bërë në ndonjë studio televizive, por në një takim miqësor me gazetarin Agim Xhafka.

Xhafka, 69 minutat e kaluara me ish-kryeministrin i ka hedhur në rrjetin social Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Partia nuk ka qetësi, nuk po starton drejt ngritjes. Fajtor është Basha. Me një marrëveshje “puthja e vdekjes”. Jo për ditën kur u dakortësuan, por kur ai shtrëngim duarsh u shit nga PS si favor për PD. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën cun të mirë, kryetari i PD nuk agresohej, ndaj baza u ftoh dhe ajo është e vagull”, ka shkruar Xhafa në përjetim gazetaresk këtë pikë të bisedës me doktorin.

Listat e deputetëve për ish-kreun e PD, ishin një gabim shumë i madh. “Nuk fshihet fibra e PD me një të rënë të lapsit. Si ishin listat, i mësova nga media” thotë Berisha te Xhafka.

Pyetjes së Agim Xhafkës, nëse Basha duhet të dorëhiqet po humbi zgjedhjet lokale 2019, ai i përgjigjet: “Duhet të ikte më parë”.

Xhafka shkruan se rikthimin e vet e quan të pamundur, por kërkon rikthimin e të larguave. “Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. Shpresën ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun”, i ka thënë Berisha gazetarit.

ME TE LEXUARAT