VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë dhe i dehur, 30 vjeçari me “Benz ML” e pëson keq nga policia

Aktualitet

Në kuadër të operacioneve për sigurinë në rrugë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë natës disa zona të Tiranës, ku disa drejtues mjetesh u gjobitën, ndërsa një tjetër u kap me shpejtësi tej normave të lejuara dhe i dehur.

Policia ka publikuar momentin e ndalimit të një 30 vjeçari në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku matja e radarit tregon shpejtësinë 92 km/h + 0.40 mg/l në brendësi të qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz ML, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara,” shkruan Policia Rrugore.

30-vjecarit i është bërë testi i alkolit dhe ka rezultuar nën efekrin alkolik me 0.40ml/I dhe gjatë testit të dytë 0.39mg/l.

“Një kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqëndrim alkoli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdorueseve të rrugës”, deklaron Policia Rrugore.

ME TE LEXUARAT