VIDEO/ Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, kapet shoferi i dehur në Tiranë

Aktualitet

Pesë drejtues mjetesh kanë rënë në pranga pasi u kapën në timon në gjendje të dehur gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore në Tiranë.

Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 63-vjeçar, i cili pasi aksidentoi në gjendje të dehur një këmbësor, u largua nga vendi i ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.M., ndërsa akuzohet se aksidentoi një 29-vjeçar. Pas punës hetimore, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë shoferin 63-vjeçarin, ndërsa gjatë testit të alkoolit, rezultoi të ishte i dehur në masën 0.59 mg/l në të dyja testet.

NJOFTIMI I POLICISË

5 drejtues mjetesh te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara.

12 Leje Drejtimi te pezulluara nen ndikimin e alkolit.

5 masa administrative per gara ne shpejtesi

Keto jane rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri ne keto momente.

Ndonese pikat e kontrollit te Policise Rrugore te Tiranes jane prezent ne te gjithe qytetin dhe jashte tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjave, akoma vazhdon te jete shqetesues fenomeni i vetebesimit te tepruar qe manifestojne drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nen efektin e alkolit ne nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen, testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjec 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjec 56 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit testi i pare 0.83 mg/l testi i dyte 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjec 22 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.51 mg/l testi i dyte 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijoje kontrollet intensivisht e sistematikisht cdo dite te javes e ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

ME TE LEXUARAT