Shfrytëzon përmbytjet dhe bën rolin e gazetarit, Basha nxjerr telefonin mes shiut dhe interviston banorët

Politikë

Shfaqje e pazakontë kjo e kreut të PD Lulzim Basha i cili ka shfrytëzuar situatën e përmbytjeve në Shkodër për të bërë gazetarin.

Kryedemokrati, mes shiut e ujit në Dajç, ka nxjerrë telefonin, është futur në facebook në faqen e tij zyrtare dhe live ka nisur të pyesë një nga një banorët për situatën e pasojat e përmbytjeve. "Çfarë thirrje i bën qeverisë", ishte vetëm një nga pyetjet që lideri i PD i bëri banorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Detyrën e reporterit Basha e bëri më së miri. Tani i takon të bëjë si duhet vetëm detyrën e kryetarit të opozitës.

https://streamable.com/ulq4a

ME TE LEXUARAT