Shërbimi sekret serb: Kumanova në luftë, Thaçi e Rama rreziten në Sarandë!

Kosovë&Rajon

ramaSi duket mediat serbe e kanë humbur sensin e raportimit për ngjarjet e fundit nga Maqedonia. Fillimisht raportuan se konfliktin në Maqedoni e ka nxitur Amerika, si kundërpërgjigje ndaj projektit rus të gazit, i cili ishte paraparë të shtihet edhe në Maqedoni.

Së fundi, mediat serbe po raportojnë se konfliktin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kanë ndjekur nga riviera shqiptare, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton gazeta ‘serioze’ beogradase "Blic", duke iu referuar raportit të shërbimeve sekrete serbe, të cilat ia kanë dorëzuar një raport Qeverisë së Serbisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama në kohën e sulmeve në Kumanovë ishin së bashku në një plazh të Sarandës duke u rrezitur.

Kujtojmë se gjatë një konflikti të armatosur i cili zgjati rreth 40 orësh, mbeten të vrarë 22 persona dhe plagosën 37 të tjerë.

ME TE LEXUARAT