Shemsi Prençi: Të shpallet emergjenca në Shkodër dhe të nisin menjëherë hetimet

Aktualitet

Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka kërkuar nga mbledhja e Shtabit të Emergjencave të Shkodrës që të shpallet emergjenca e pjesshme.

Sakaq, ka kërkuar hetim të thelluar për rrugën e re të Velipojës, pasi investimi në të sipas tij është skandaloz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shemsi Prençi: Situata është e rëndë në Anë të Malit dhe Dajç, situata ka ndryshuar nuk jemi si disa ditë më parë. Kërkoj që në këtë tryeze të thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar. Investimi në rrugën e re të Velipojes është skandaloz. Te thirret në kete tryeze edhe Benet Beci. Ajo rrugë po gropos punën tonë. Puna që po bëhet në atë rruge po zgjeron hartën e përmbytjes.

ME TE LEXUARAT