Çarje gjigande e tokës pranë Rrugës së Kombit, shpati i malit bie mbi biznese. Rrezikohen banesat

Aktualitet

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë vënë në rrezik banorët e zonës së Repsit në Mirditë. Toka ka pësuar shembje dhe çarje të mëdha, ndërsa një shpat mali është rrëzuar në Rrugën e Kombit.

Mësohet se rrëshqitja e dhërave ka dëmtuar rrugën që lidh fshatin Reps me Pukën, ndërsa i shkatërruar ka mbetur edhe një karburant që ndodhet në anë të rrugës nacionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet me dije se edhe disa banesa të zonës janë në rrezik.

ME TE LEXUARAT