SHBA në këmbë, protesta masive shtet më shtet, ja cfarë i kërkojnë presidentit Trump

Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e sotme janë gdhirë me sheshet e mbushura plot me protestues kundër presidentit Trump, të cilët dolën në rrugë nën sloganin “Marsi për jetët tona”, një protestë e organizuar nga të mbijetuarit e sulmit me armë në një shkollë në Florida.

Qindra dhe mijëra qytetarë amerikanë kanë tubuar në shtetet kryesore të vendit duke kërkuar nga Trump siguri nga sulmet me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrëmjen e të premtes, Shtëpia e Bardhë mori vendimin për emërimin e oficerëve të armatosur përpara institucioneve arsimore, por as kjo nuk është e mjaftueshme për qytetarët.

Organizatorët e protestës kanë bërë kërkesën e ndalimit të padistukueshëm të armëve në vend, ndërkohë që kanë paralajmëruar për një tubim prej më shumë se 1 milionë e gjysëm protestuesish përpara Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Disa prej protestuesve në Madison, Wisconsin kanë vendosur në shkallët e pallatit të pushtetit lokal 17 çanta dhe 17 palë këpucë, në kujtim të 17 viktimave të sulmit me armë në një shkollë në Florida në fund të shkurtit.

ME TE LEXUARAT