Sërish sulm me armë në një tjetër shkollë në SHBA

Bota

Një student i armatosur ka qëlluar ditën e sotme drejt shokëve të klasës, në Maryland të SHBA duke lënë dy të plagosur rëndë.

Policia njoftoi se rreth orës 8 të mëngjesit, një student i armatosur ka qëlluar në drejtim të dy moshatarëve, të cilët ndodheshin në korridorin e shkollës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori i ngjarjes është qëlluar nga oficeri i policisë që ruante ambjentin e shkollës që pas tragjedisë në Florida, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Forcat e policisë kanë rrethuar shkollën e mesme ‘Great Mills’ për të zbuluar më shumë rreth ngjarje së rëndë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luftojnë me aktet terroriste në shkolla që pas sulmit në Florida në muajin shkurt, ku mbetën të vdekur 17 persona. Autoritetet kanë vendosur që çdo institucion arsimor të pajiset me oficerë të armatosur.

ME TE LEXUARAT