Sanksionet ndaj rusëve, Moska po harton një ‘listë të zezë’ me amerikanë

Bota

Sipas mediave, Moska po punon për hartimin e një “liste të zezë” me amerikanë, si përgjigje ndaj sanksioneve të reja ndaj rusëve të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Agjencia ruse lajmeve RIA Novosti citoi zëvendës ministrin e jashtëm rus Sergei Ryabkov të ketë thënë të premten, se Rusia po përgatit vendosjen e sanksioneve ndaj “një grupi të ri aktorësh amerikanë” dhe ndoshta edhe “hapa të tjerë”. Ryabkov i akuzoi Shtetet e Bashkuara për kërcënim ndaj stabilitetit global, por shtoi se Moska ende dëshiron ta ruajë dialogun me Uashingtonin, megjithëse është detyruar të marrë masa si përgjigje ndaj “kryeneçësisë politike amerikane”, njoftoi agjencia RIA, sipas Voa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të ejten, administrata Trump njoftoi sanksione të reja ndaj 19 individëve dhe 5 kompanive ruse, për ndëryrje në zgjedhjet amerikane të 2016-ës. Shtetet e Bashkuara, po ashtu i janë bashkuar grupit të shteteve që kanë dënuar Moskën për sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiuni rus në Britani.

ME TE LEXUARAT