“Saimir Tahiri ka përdorur 20 milion euro në zgjedhjet e fundit parlamentare”

Politikë

Financimi i partive politike ne fushate eshte kthyer ne ceshtje debati gjate diskutimeve per Rezoluten për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin e ardhshëm.

Gjatë mbledhjes, deputetët e opozitës kërkuan që në detyrat që do t’i lihen KQZ-së për vitin e ardhshëm, të vendosen si prioritet shtimi i masave parandaluese për moslejimin e shitblerjes së votës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Oerd Bylykbashit, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, për të cilin sipas përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, theksohet se ka përdorur 20 milion euro në zgjedhje.

DEBATI PËR FINANCIMIN

Alket Hysenaj: KQZ duhet të hartojë metodologji për kontrollin dhe verifikimin e financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, duke verifikuar dhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me autoritetet përgjegjëse, që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundraligjshme. Nëse për procesin e kontrollit të financimit të partive politike KQZ-ja ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi, të formulojë dhe të paraqesë sa më shpejt kërkesa konkrete të qarta. Të thellojë dhe të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimit të fushatave zgjedhore për shkak se nga autoritete të huaja janë bërë publike prova dhe kontrata të reja, të cilat nuk janë shqyrtuar më parë nga KQZ…

Fatmir Mediu: Është e domosdoshme në këtë projektrezolutë të përfshijmë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet adresuar çështja e blerjes së votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i fondeve apo institucioneve shtetërorë në shërbim të fushatës elektorale…

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, raporti i ODIHR-it konstaton shkelje të të gjitha standardeve bazë të zgjedhjeve. Duke filluar nga sekreti votës, barazia e votës, mosndë- rhyrjes së shtetit. Ndarjen e partisë nga shteti. Dy rekomandimet prioritare të OSBE ODIHR-it për KQZ-në, janë që të ketë rol ndërgjegjësues, inspektues, hetues dhe për të çuar për ndjekje penale mungojnë në projektrezolutë. Shitblerja e votës mungon. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë. Shitblerja e votës është diçka e padiskutueshme, në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorinë e Katanias ku ish-ministri Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro.

Bashkim Fino: Po lëri këto mo..Do flasim për rusët? Ti sapo u ktheve nga Rusia.

Oerd Bylykbashi: Bashkim nuk ke marrë detyrë të bësh avokatin.

Adnor Shameti: Si e kishte ai lokali, 2love club?!

Gent Strazimiri: Po Gunvori juaj…?

Oerd Bylykbashi: Prit se them unë, Gunvor me Jurimexit. 5 milion euro në fushatë deri në 20 milion euro në fushatë… E thonë vetë. Deklarim financiar është ky, madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Brendshëm. Para e krimit dhe e korrupsionit që financon shitblerjen e votës. Kemi raste të konstatuara nga OSBE-ODIHR-i, që janë në ndjekje penale dhe askush nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me to. Kjo çështje prioritare mungon dhe KQZ-ja ka rolin e vetë pa u ndryshuar ligji, për të bërë përpjekjet maksimale që të luftohet kjo.

Xhemal Qefalia: I keni çuar në Prokurori juve?

Enkelejd Alibeaj: Në burg do i çojmë…

Oerd Bylykbashi: Unë e kuptoj që arroganca që vjen në momentin kur ke shumë para kriminale, bën që të mos i mendosh këto elemente dhe kjo rezolutë kthehet në një letër që ia çojmë KQZ-së dhe që rikthejmë vitin që vjen. Kjo rezultojë nuk ka vlerë pa këto prioritete. Financimi i partive politike është temë prioritare. Po sigurisht influencat në politikën shqiptare, përmendim Gunvorin. Duhet me pyet Kryeministrin për këtë apo Jurimexit, për këtë duhet me pyet Damian Gjiknurin. Gunvori që lëvron 30% të naftës ruse, sot ka derë të hapur në Kryeministrinë e Shqipërisë. Influencat janë atje, po flasim për miliarda, nuk po flasim për fara luledielli. Ulsi Manja: Kishte propozime konkrete nga të dy palët dhe unë mendoj që duhet të ulen bashkërisht, të dakordë- soni një draft të rezolutës ku do të dalin në fokus të gjitha prioritetet që ka Kuvendi në raport me KQZ-në.

Enkelejd Alibeaj: Te ai telefoni që i binte Alketi, more vesh gjë ti nëse ishte i saktë ai po ?! (qesh).

Ulsi Manja: S’ka lidhje me rezolutën…

ME TE LEXUARAT