Rusia në alarm pas vendimit të Trump: Do e sfidojmë SHBA-në

Bota

Zëvendës-ministri rus për Industri dhe Tregti, Viktor Evtukhov, ka thënë se Rusia do të sfidojë ashpër në Organizatën Botërore të Tregtisë, tarifat e reja të vëna nga Shtetet e Bashkuara për aluminin dhe çelikun.

Evtukhov, i ka thënë televizionit Rossia-24, se tarifat e reja prej 25 përqind në importet e çelikut do të shkaktojnë rreth 2 miliardë dollarë humbje tek eksportuesit rusë, derisa tarifa prej 10 përqind në alumin do të dëmtojë prodhuesit rusë me rreth 1 miliard dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Punëtorët tanë të çelikut do të dëmtohen”, ka thënë ai.

“Do të jetë e nevojshme që ta sfidojmë këtë masë tek Organizata Botërore e Tregtisë”.

“Fakti se SHBA-ja tani ka prezantuar masat e reja për çelik dhe alumin shqetëson shumë Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Evtukhov.

Ai ka thënë se Rusia është duke konsideruar masa hakmarrëse kundër tarifave amerikane, duke synuar vënien e tarifave reciproke për mallrat e njëjta.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit me arsyetimin e “sigurisë kombëtare”.

Ai ka vendosur që përkohësisht të përjashtojë nga kjo masë, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë Jugore. REL

ME TE LEXUARAT