Librazhd, rrufeja vret nënën brenda në banesë, shpëtojnë fëmijët

Aktualitet

rrufejaRrufeja i ka marrë jetën një gruaje në Librazhd.

Ngjarja raportohet se ndodhi pasditen e së martës në Pishkash të Librazhdit ku shtetasja Liri Skura, 30 vjeçe është goditur nga rrufeja.

Në momentin e ngjarjes, ajo ndodhej brenda në banesën e saj bashkë me dy fëmijët.

Sipas të dhënave nga policia lokale njoftohet se 30-vjeçarja ka humbur jetën menjëherë por mrekullisht kanë shpëtuar dy të miturit të cilët kanë qenë pranë saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja është gjendur pa jetë nga të afërm të familjes që kanë shkuar në banesë pas ngjarjes.

ME TE LEXUARAT