Rikthehen debatet e ashpra në Kuvend, ja çështjet që pritet të përplasin opozitën me qeverinë

Kliko per me shume info

Kuvendi do të përfshihet në seancën e së enjtes nga debatet e forta si rezultat i mocionit me debat të kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve.

Kërkesa për mocion me debat është paraqitur në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, disa ditë më parë, ndërsa në seancën e nesërme ajo pritet të jetë e para në rendin e ditës.

Kliko per me shume info

Referuar nenit 98 të rregullores së Kuvendit, mocioni me debat mund të shoqërohet edhe me një projekt-rezolutë, e cila në fund të debatit hidhet në votim.

Zhvillimi i mocionit në seancë plenare përfshin debatin e përgjithshëm i cili, i paracaktuar në Konferencën e Kryetarëve sipas rregullores ndahet në mënyrë përpjestimore mes grupeve të përfaqësimit politik në Kuvend. Kështu 5 orë në debat janë parashikuar për deputetët e PS, 3 orë për demokratët dhe 1 orë për Lëvizjen Socialsite për Integrim.

Ndryshimet Kushtetuese sa i përket Prokurorit të Përgjithshëm janë një tjetër çështje që do të sjellë debat në foltoren e parlamentit. Projektligji, i propozuar nga demokratët, kërkon 2/3 e votave për miratim. Ne mbledhjen e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve, mazhoranca e rrëzoi me 8 vota propozimin, i cili si rregull i kalon seancës plenare për votim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.