Republikanët japin alarmin: Shtëpia e Bardhë shumë pranë një krize të madhe

Bota

Sulmet e fundit të presidentit Trump mbi ish-kreun e FBI, Rober Mueller duket se kanë hapur shumë polemika që po e çojnë Shtëpinë Bardhë drejt një krize të madhe.

Presioni i Trump për hetimin e Rusisë dhe shkarkimin nga administrata të zv/drejtorit të FBI Andrew McCabe, ka nxitur shumë reagime edhe nga ana e republikanëve, të cilët thonë se SHBA është në buzë të greminës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë do të ballafaqohen ditën e sotme me disa pyetje për zgjedhjet e 2016, lidhur me sjelljet e ekipit të Trump mbi akuzat se 50 milion përdorues të rrjeteve sociale që mbështesnin presidentin në zgjedhje kanë qenë false.

Rezultatet paraprake, parashikojnë se Uashingtoni, kombi dhe bota po futen në një fazë tmershme të udhëhequr nga presidenti Trump, i cili është duke testuar kufijtë e pushtetit të tij politik në shtëpi dhe duke e vënë sistemin ndërkombëtar në tendosje ekstreme.

ME TE LEXUARAT