Rama njofton vendimet e reja të qeverisë për rrugën Tiranë-Elbasan e më gjërë

Qeveria është mbledhur sot në Elbasan, sipas rregullit të vendosur nga kreu i qeverisë, çdo muaj në një qark të ndryshëm.

Nga Elbasani, Rama ka njoftuar para medias vendimet e rëndësishme që ka marrë qeveria lidhur me përfundimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

Kliko per me shume info

“Dëshiroj të ndaj me ju disa momente të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që sapo përfunduam, – tha Rama. – Çdo muaj ne jemi në një qark jo për eskursion e turizëm, por për të shkuar në çdo pjesë, për të kontaktuar njerëzit, mbajtur shënim çfarë dëgjojmë dhe përcjellë mesazhet tona, projektet tona e mbajtur fort të lidhur me realitetin.

LEXO EDHE:  4 kuksianë në burg, reagon ashpër Monika Kryemadhi: Beteja e tyre është beteja jonë!

Kemi dy probleme të trashëguara, dy “gropa”, të cilat kemi bërë përpjekje për t’i mbushur po ende nuk i kemi mbushur dot, qoftë për shkak të marrëzive të të shkuarës së largët , qoftë për arsye të babëzisë së të shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë, kam parasysh edhe rrugën tjetër Qukës-Qafë Plloçë. Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo që ne jemi anagzhuar të realizojmë, është që rruga të finalizohet më në fund brenda këtij viti, të hapet përfundimisht dhe të lidhet përfundimisht brenda kësja rruge të re Elbasani me Tiranën ndërkohë që të ecet më tutje me segmetin Qukës-Qafë Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën.

LEXO EDHE:  Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg

Po ashtu, po finalizohet nëj aks i ri rrugor i nisur në mandatin e parë që krijon kushtet për forcimin e një poli të natyrshëm ekonomik mes Elbasnait dhe Beratit, duke bashkuar Belshin, Cerrikun, Urën Vajgurore dhe Kuçovën, që janë zona ku ka një zhvillim të vazhdueshëm bujqëësor dhe jepet një mundësi e re e shumëpritur gjithë sipërmarrjes bujqësore drejt tregjeve….

LEXO EDHE:  Qeveria rimburson 36 medikamente të reja, reagon Shehu: Lojë fjalësh, nuk ka asnjë vlerë

…Kemi marrë vendim për të finalizuar strukturimin e Drejtorive të Bujqësisë. Nga sot ato nuk do të jenë më si atavizën i sistemit të kaluar pro do të jenë si 4+4 agjensi rajonale. Një prej tyre, si agjensi veterinare, do të ketë qëndër Elbasanin.

Rama ka njoftuar se më në fund u arrit një marrrëveshje e rëndësishme për gratë e sëmura me kancer; qeveria ka arritur të lidhet me kompaninë mëmë të prodhimit të medikamenteve për këto gra me qëllim që t’i marrë me çmim të ulët dhe përgjigja ka qënë pozitive.

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/10155644050251523/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here