Rama në Elbasan ngre në këmbë ministrat: I flisni popullit

Kryeministri Edi Rama, dhe qeveria e tij ndodhen në Elbasan ku po zhvillojnë një takim për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Pasi dëgjoi një mësuese të qytetit të Elbasanit, problemi i së cilës kishte marrë zgjidhje, Rama i dha fjalën disa qytetarëve të cilët kishin akoma probleme të pa zgjidhura.

Kliko per me shume info

Pasi dëgjoi qytetarët, Rama për çdo problem të tyre, ngriti në këmbë ministrin për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushatin, ministrin e Bujqësisë Niko Peleshin, ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin.

Rama e nisi me ministrin Bushati të cilit i tha me një ton urdhërues të ngrihet në këmbë dhe t’i flasë popullit.

“Me platformën “Shqipëriaqëduam”, janë ofruar shumë shërbime. Ndaj për këtë mund ta na flasë ministri. Fjala është për ty, duhet të ngriheni në këmbë dhe të flisni para popullit”. – i është drejtuar Rama Bushatit, dhe po në këtë mënyrë dhe ministrave të tjerë.

Bashkëbisedim për Platformën e Bashkëqeverisjes u organizua në kuadër të takimit 2 ditor që Rama dhe kabineti i tij po mbajnë në Elbasan.

Ndërsa pasditen e së mërkurës në datën 14 në agjendë e kabinetit qeveritar është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet edhe certifikata e pronësisë për Kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesmarrjes në panairin dhe festimet që oraganizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.