Rama flet për Llallën në Parlamentin Evropian: 17 pesha të rënda janë tërhequr

Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku aktualisht po mbahet një dëgjesë nga shumë zyrtarë të lartë evropianë, të quajtur ”Miqtë e Shqipërisë’.

Antarësimi i Shqipërisë në BE, do të jetë kryetema e diskutimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama teksa përmendi arritjet në vend ka folur edhe për çështjen e vettingut, dhe ecurinë e saj.

Teksa ka folur për zyrtarët shqiptarë që janë tërhequr nga vettingu, Rama ka përmendur edhe ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla: 17 pesha të rënda janë tërhequr, ka dhe që janë përjashtuar, duke nisur që nga ish-prokurori i përgjithshëm.

Kryeministri u shpreh se për realizimin e vettingut janë angazhuar të gjitha institucionet përkatëse, madje dhe gjyqatarë nga Evropa dhe Amerika. Sakaq,  shtoi se ky proces vlerësimi do të vazhdojë, dhe siguroi që çdo gjyqtar dhe prokuror i vendit do ta kalojë këtë proces.

ME TE LEXUARAT