Zhduket pronari i kontejnerit me banane ku u kapën 613 kg kokainë

Zhduket biznesmeni Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 613 kilogramët e kokainës të sekuestruara në konteneierët me banane.

Biznesmeni nuk është gjetur në adresën ku pretendonte se jeton në Gjermani. Burime nga grupi hetimor thane se mes autoriteteve gjermane dhe atyre shqiptare ka pasur shkëmbim informacioni, por Çekaj nuk është lokalizuar në adresën e dhënë, ndonëse u kryen disa kontrolle në banesa ku mendohet se ishte fshehur.

Kliko per me shume info

Disa ditë pas kapjes së sasisë rekord të kokainës ai foli për mediat duke mohuar lidhjen e tij më këtë ngjarje dhe se shume shpejt do të kthehej në Shqipëri. Por kur kanë kaluar gati tre javë nga këto deklarime ai ende nuk është shfaqur për të sqaruar pozicionin e tij.

Të arrestuar deri në këto momente për drogën e bllokuar në Maminas për këtë hetim janë menaxheri i firmës “Arbri Garden”, Donald Lushaj dhe shoferi i firmes që transportoi ngarkesën nga porti i Durrësit në Maminas, Armando Pezaku.

Të dy të rinjtë kanë mohuar akuzën e ngritur nga prokuroria duke sqaruar se nuk kanë pasur dijeni për drogën. Ndërsa Prokuroria ka nisur një verifikim pasuror për Arbër Çekajn, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun. Janë dërguar disa kërkesa për informacion bankave të nivelit të dytë dhe Hipotekeva, për të identifikuar të gjitha pasuritë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.