Prindër doni të rritni fëmijë me vetvlerësim të lartë? Duhet të dini këto gjëra

Prindërit bëjnë maksimumin për rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre, mundohen që atyre mos t’u mungojë gjë, megjithatë ndodh të mos u plotësojnë ca kërkesa shumë më të rëndësishme sesa një çokollatë apo lodër.

Një prej tyre është zhvillimi i vetëvlerësimit. Pediatria Lira Gjika i ka kushtuar një status këtij elementi kyç në personalitetin e ardhshëm të fëmijës, këtë herë duke e përshtatur atë nga këshillat ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

“Fëmija nuk është një kukull, por një person i vogël. Fëmijët janë të ndjeshëm, të pafajshëm, të trembur, euforikë, kuriozë. Për fëmijët gjithçka është e re dhe mrekullueshme. Por kur gjithçka është e re, frika është e lartë dhe vetëvlerësimi i ulët. Dhe këtë gjë prindërit dhe të rriturit duhet ta kenë në qendër të vëmendjes. Fëmijët nuk shërbejnë për të kënaqur nevojat emocionale të prindërve dhe nuk janë robotë të vegjël që mund të komandohen lehtësisht dhe si duan të rriturit.

Kanë nevojë për siguri, për të mësuar “elasticitetin” për të dashur veten dhe për t’u kujdesur për të tjerët; për të mësuar të vlerësojnë një dështim dhe ta kthejnë në fitore. Kanë nevojë të ndërtojnë një vetëvlerësim të shëndetshëm. Dhe rritja e zhvillimi i vetvlerësimit është detyrë e prindërve”, shkruan Gjika.

Prindërit nuk duhet të jenë të kënaqur me një fëmijë që thjesht iu bindet urdhrave dhe rrit shtatin, por duhet të kujdesen që çdo fjalë dhe sjellje e tyre ta rrisë fëmijën, për ta bërë një person që në të ardhmen do dijë të zgjidhë i pavarur situatat dhe nuk do ndihet i paralizuar nga frika para çdo hapi të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.