Presidenti Meta shpreh ngushëllimet familjes së mjekut Polikron Çela

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së mjekut të njohur Polikron Çela. Në një njoftim për shtyp të selisë së presidentit thuhet se, Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.

Ja edhe njoftimi i plotë i Presidencës:  Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Polikron Çelo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela.

Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të vecantv, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela.

Iu prehtë shpirti në paqe!”

ME TE LEXUARAT