Skenë filmi në Greqi, Presidenti i klubit zbret i armatosur në fushë, kërcënon arbitrin

Bota

Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, ka hyrë në fushën e lojës duke sulmuar gjyqtarin e takimit.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas anulimit të golit të shënuar nga Varela ndaj AEK-ut të Athinës, i cili është anuluar nga gjyqtari për shkak se është vënë re që Varela ka penguar portierin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht në minutën e 84-t, ku u shënua goli dhe brenda pak minutash u anulua, tifozët e PAOK-ut kanë shpërthyer ne protesta, të cilave iu është bashkuar dhe presidenti i klubit.

Presidenti Ivan Savidis, i cili ishte me një armë në brez, së bashku me drejtorin teknik, Ljubos Mishel, kanë kërcënuar gjyqtarin për anulimin e golit.

ME TE LEXUARAT