Policia i sekuestron pistoletën djalit të prokurores së njohur

Kosovë&Rajon

Policia i sekuestron një pistoletë djalit të prokurores së njohur. Bëhet fjalë për Ernest Lumezin, i cili është djali i Prokurores Merita Lumezi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Në një raport të policisë së Kosovës thuhet se pas një kontrolli në makinën ‘BMË’ të Lumezit është gjetur një revole 6.35 mm me një fishek. Mjeti kishte qenë i parkuar, ndërsa pronari sipas raportit ishte paraqitur pak minuta pasi policia e kishte identifikuar makinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti i policisë sqaron se Lumezi është lënë i lirë me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa nuk ka pasur urdhër për bastisje në shtëpinë e tij.

Ndrësa e kontaktuar nga KALLXO.com në Kosovë, prokurorja Lumezi ka thënë se nuk ka informacione se djalit të saj i është gjetur ndonjë armë

ME TE LEXUARAT