I moshuari “lë me gisht në gojë” policët e Lali Erit

Aktualitet

Është i dukshem zelli i policisë bashkiake të Tiranës ndaj “të vegjëlve” që mundohen të tregtojnë rrugëve të kryeqytetit. Janë të panumërta videot apo fotot në rrjetet sociale për mënyrën e dhunshme të sjelljes së këtyre policëve ndaj atyre që janë pa mbrojtje “atje lart”.

Një rast i veçantë u publikua nga “Fiks Fare” ku dy policë bashkiakë menduan se e kapën njërin që po tregtonte pikërisht poshtë bustit të Avni Rustemit në sheshin q mban të njëjtin emër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por aksioni i shkoi dëm. Bëhej fjalë për një të moshuar që mesa duket kishte ndalur të pushonte pak dhe pasi pa policët të afrohen, mblodhi sendet personale dhe u largua.

https://www.facebook.com/tch.fiksfare/videos/586354515072591/

ME TE LEXUARAT