U fut në fushë me pistoletë në brez, shpallet në kërkim pronari rus i PAOK

Kliko per me shume info

Policia greke ka shpallur në kërkim presidentin rus të skuadrës së futbollit PAOK, pasi hyri në fushën e stadiumit me pistoletë në brezë.

Ndeshja e djeshme për titull në kampionatin grek mes PAOK dhe AEK u ndërpre në minutat e fundit pasi presidenti Ivan Savvidis hyri në fushë dhe i kërkoi ekipit të tij që të tërhiqej, ndërsa më pas shkoi drejt arbitrit duke e kërcënuar.

Kliko per me shume info

Zëvendësministri grek i Kulturës dhe Sportit, Yorgos Vassiliadis, ka dalë në një konferencë për shtyp shumë i alarmuar dhe ka thënë se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n për të marrë një vendim shumë të vështirë, që mund të jetë për ndërprerjen e kampionatin.

“Ajo që pamë është një sulm ndja futbollit grek. Dëmton klubin dhe tifozët e kësaj skuadre. Kur dikush zbret në fushë me pistoletë në brez bën një provokim të papranueshëm,” – deklaroi Ministri i Brendshëm i Greqisë, Panos Skurletis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.