Përmbytjet në Durrës, deputetja Kadiu: Ky është vendi ku askush nuk beson më

Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu ka shprehur keqardhjen për situatën që po kalon Durrësi, i goditur nga përmbytjet pas reshjeve të shiut, por edhe gjithë Shqipëria.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu shprehet se pamjet aktuale të Durrësit janë njësoj me ato që kemi parë në Fier, Vlorë, Shkodër, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë dhe në të gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas deputetes demokrate, këto janë pamjet e një vendi ku skllavëria është e sofistikuar, ku demokracia është hajdutëria, ku pas çdo politike madhore për 27 vjet fshihet një mendje djallëzore.

“Ky është vendi ku nuk i mungon asgjë, mineralet, ujë, det, diell, toka pjellore, malore, kodrinore gjithçka ashtu siç mund t'jua dojë zemra, i gjen të gjitha në këtë vend. Ky është vendi ky qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perëndim duhet të kishin një shtëpi, një arsim, një teatër, një argëtim, një bibliotekë, një punë, etj, etj, pra një jetë normale. Ky është vendi ku njerëzit besojnë se do vijnë të tjerët e të na e rregullojnë. Ky është vendi ku askush nuk beson më tek askush”, - shprehet Fatbardha Kadiu, teksa thekson se ky është vendi që meriton të vërë para drejtësisë këdo përgjegjës për këto rezultate që mos të ketë më guxim askush të tallet me ta.

Statusi i Fatbardha Kadiut

Pavarësisht se këto momente i përkasin Durrësit më datë 19.03.2018 këto janë të njëjta me pamjet e Fierit 2017, Vlorë 2016, Shkodër 2015, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, pamja e të gjithë Shqipërisë. Këto janë pamjet e një vendi ku skllavëria është e sofistikuar, ku demokracia është hajdutëria, ku pas çdo politike madhore për 27 vjet fshihet një mendje djallëzore. Ky është vendi ku nuk i mungon asgjë, mineralet, ujë, det, diell, toka pjellore, malore, kodrinore gjithçka ashtu siç mund t'jua dojë zemra, i gjen të gjitha në këtë vend.

Ky është vendi ky qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perëndim duhet të kishin një shtëpi, një arsim, një teatër, një argëtim, një bibliotekë, një punë, etj, etj, pra një jetë normale. Ky është vendi ku njerëzit besojnë se do vijnë të tjerët e të na e rregullojnë. Ky është vendi ku askush nuk beson më tek askush. Por ky është vendi që meriton të vërë para drejtësisë këdo përgjegjës për këto rezultate që mos të ketë më guxim askush të tallet me ta.

ME TE LEXUARAT