Përmbytja e Durrësit/ Duka-Dakos: E ke shkatërruar qytetin

Kliko per me shume info

Kreu i PAA-së, Agron Duka dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë përfshirë në një debat të fortë në lidhje me situatën e përmbytjeje në këtë qytet.

Dako në studion e Neës 24, deklaroi mbrëmjen e sotme, se përmbytjet në Durrës nuk vijnë për shkak të Velierës, duke i cilësuar si shpifje të skeptikëve aludime të tilla.

Kliko per me shume info

 

“Përsa i përket Velierës këto janë shpifje të njerëzve, baltë te Veliera nuk ekziston. Duhet theksuar që ne e kemi parashikuar që në fillim në projekt që atje të mos ketë asnjë pikë uji. Fakti është që kemi krijuar një depozitë shumë të madhe, në të cilën derdhen të gjitha ujrat nëpërmjet tubacioneve, në rrjet në sistemin e kanalizimeve. Dua të theksoj që projekti nuk ka përfunduar, duhet të bëhet edhe një shtresë me 5 cm asfalti, i cili jep imazhin e asaj sipërfaqeje uji që humbet dhe kur ka reshje me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër padyshim që ka bllokim, por ky bllokim mund të jetë për 10-15 min dhe niveli ujit nuk i kalon 10 cm. Ne kemi marrë masa kur kemi projektuar Velierën që në raste përmbytjesh dhe në rast të mosfunksionimit të pompave apo defekteve të ndryshme kemi bërë edhe dy rrugë që janë rrugë emergjente për kalimtarët dhe vizitorët që vijnë në Durrës”, deklaroi Dako.

Por në reagimin e tij, Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka akuzuar Dakon se ka shkatërruar krejtësisht qytetin me ndërtimet e pafundme.

“Dako ka bërë dëme të mëdha në këtë qytet me ndërtimet pa kriter. Janë mbyllur pusetat, nuk është bërë asnjëlloj investimi serioz për këtë zonë. Janë harxhuar shumë para për të bonifikuar zonën e ish-kënetës, s’ka asnjëlloj ndërtimi në kënete deri në vitin 1990. Ndërsa sot janë rreth 50 mijë banorë rreth asaj zone. Ky është faji i gjithë qeverisë. Në Durrës që prej vitit 2005 nuk ka asnjëlloj projekti. Atëherë çfarë presim, ku do të kullohet Durrësi? Është budallallëk të thuash ashtu sikurse tha Dako që mos të bjeri shi me intensitet, se po ra shi ne do të përmbytemi. Kjo nuk më duket normale të thuash që vijnë dallgët e detit dhe fryn era e na përmbytet Durrësi”, tha Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.