Përdhunoi 68-vjeçarin nga Ulqini, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Kosovë&Rajon

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar një muaj paraburgim për një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova me dyshimin se e ka përdhunuar dhe shantazhuar një ulqinak me inicialet B.N., 68 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur para shtatë ditësh kur shqiptari nga Kosova me iniciale E.R., siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Srna”, i kishte kërkuar ulqinakut që ta çojë deri tek Plazhi i Madh dhe atje e ka përdhunuar, bën me dije policia malazeze, transmeton Koha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari nga Kosova mohoi në polici dhe prokurori ta ketë përdhunuar ulqinakun.

Nga Policia thuhet se shqiptari nga Kosova ka precedentë kriminalë si në Kosovë dhe në Mal të Zi për vjedhje.

ME TE LEXUARAT