Maqedoni, në atmosferë të tensionuar Kuvendi miratoi Ligjin për gjuhën shqipe

Me një situatë të tensionuar, mes zënkash dhe përplasjesh verbale, u miratua për herë të dytë ligji për përdorimin e gjuhëve. Shumica vendosi që të mos shqyrtojë mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për këtë ligj, që u dorëzuan pas mos-dekretimit të tij nga presidenti Gjorge Ivanov. Ligji mori mbështetjen e 64 deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Me badenter, ligji mori 24 vota “për”

Ligjin e vendos për votim dhe ju ftoj të votoni. Për votuan 64 deputetë, nuk ka kundër dhe nuk ka të përmbajtur. Konstatoj se ligji u miratua – deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kliko per me shume info

Sigurimi i Kuvendit evitoi dy herë një përplasje të mundshme fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryeministrit, aktualisht deputet i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Xhaferi, në një prononcim për media pas miratimit të ligjit, nuk komentoi sjelljen e Gruevskit ndaj tij.

Në mandatin tim nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në një Kuvend siç ishte 24 dhjetori i 2012 dhe 27 prilli i vitit të kaluar. Sjelljen e Nikolla Gruevskit, sot deputet, dje kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i vendit mendoj se nuk ka nevojë unë ta komentoj sepse vlerësimin e tij do ta japë çdo qytetarë që ka përcjellë seancën e sotme. Sjellja e një pjese të deputetëve nuk duhet të kuptohet si provokim në marrëdhëniet ndëretnike. Kjo është pasqyrë e atyre që veprojnë ashtu dhe me siguri nga pozita që kanë, nuk mund të kuptojnë akoma se janë opozitë – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit .

VMRO-DPMNE-ja këmbëngulte që e gjithë procedura parlamentare që ka ndjekur ligji është shoqëruar me shkelje të shumta të Rregullores, duke përfshirë këtu etiketimin e tij, sipas tyre pa te drejtë me yll të Bashkimit Evropian, komisionin amë të ligjit që sipas tyre duhet të ishte Komisioni për sistem politik dhe jo ai për çështje evropiane si dhe mos-shqyrtimin e amendamenteve në leximin e dytë.

Pareshtur apeloj, përveç nëse dikush ka për qëllim që shtetit, ndoshta jo sot por pas 5 ose dhjetë vitesh, t’i shkaktojë problem serioz. Të nderuar kolegë të LSDM-së, apeloj deri tek ju, kam qenë në vendin tuaj, kam qenë deputet i shumicës, nuk ka asnjë vlerë kjo që miratohet, përveç ndërgjegjes së pastër – tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pas zhvillimeve në legjislativ reagoi LSDM-ja, nga e cila thonë se zhvillimet në Kuvend vërtetuan se Nikolla Gruevski qëndron pas tentimeve për të bllokuar punën e ligjvënësit kurse Mickovski është vetëm marionetë e tij. Gjatë ditës, një numër protestuesish kanë qëndruar para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e ligjit. Përreth Kuvendit, është vërejtur një numër I shtuar I forcave policore.

“Ata brenda janë terroristët kurse patriotët janë në burg sepse akoma heshtim dhe fshihemi dhe gjithmonë duam që të jetë dikush tjetër dhe jo ne. Është koha tani.”

“Nga një vend me dy milionë banorë do të bëjmë dy shtete?”

“Qëllimi i të gjitha këtyre lojërave e dimë që nuk është vetëm ndryshimi i emrit por qartë shkatërrimi i popullit maqedonas dhe maqedonasve”.

“Ku shkon ai me atë tërbim në krye? Do të na dërgojë në Greqi, në Shqipëri? Ku donë të na dërgojë?”.

Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të parë u miratua 11 janar ligji kurse pas kësaj, presidenti Ivanov refuzoi dekretimin e tij, gjë që ktheu ligjin në procedurë parlamentare për lexim të tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.