EMRI/ Pasaporta false, bie në pranga oficeri i policisë që dekonspiroi operacionin

Një oficer policie ka dekonspiruar operacionin e koduar “One if-by land”, që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që bënin pasaporta false dhe çonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli.

Burime bëjnë me dije se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka vënë në pranga oficerin e policisë Adriatik Bakiasi, i cili akuzohet për dekonspirim të operacionit.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Merkel, Gjermania jep lajmin e mirë!
Kliko per me shume info

Bakiasi dyshohet se i ka çuar njoftim një pjese të grupit kriminal se do të arrestoheshin.

Burime konfidenciale pohuan se SHÇBA monitoroi operacionin e madh me kujdes me qëllim mos daljen e sekretit. Ky monitorim ka sjellë edhe zbulimin e punonjësit të policisë, i cili është arrestuar mbrëmjen e kaluar. Nisur nga dyshimet se mund të kishte dekonspirim, u morën masa dhe u ndryshua menjëherë taktika për arrestimin e rreth 50 personave.

LEXO EDHE:  Grabitësit vranë pronarin e dyqanit në Kamëz, policia reagon ashpër: Shpërblim për kapjen e autorëve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një mega aksion, që është shtrirë në disa qytete të vendit për goditjen e një rrjeti të strukturuar që çonte emigrantë klandestinë në SHBA dhe Kanada.

Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe efektivë policie. Operacioni u zhvillua i koordinuar në disa qarqe, për të bërë kështu të mundur arrestimin në të njëjtën kohë të pjesëtareve të grupit, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona. Qytetarët paguanin nga 15 deri në 20 mijë euro, në këmbim për të shkuar në një nga këto vende.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here