OBSH jep alarmin: Një sëmundje misterioze mund të rrezikojë njerëzimin!

Sikur Ebola, Zika dhe SARS mos të ishin mjaftueshëm të rrezikshme për t’u shqetësuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar një sëmundje të re misterioze në listën e 9 sëmundjeve që mund të shkaktojnë epidemi në të gjithë votën.

“Sëmundja X” nuk është patogjeni më i ri vrasës i identifikuar. Është e ashtuquajtura “e panjohura e njohur” që mund të zhvillohet nga një mutacion biologjik, ashtu si epidemitë e mëparshme vdekjeprurëse si Gripi Spanjoll apo HIV-i.

LEXO EDHE:  Një lugë vaj ulliri në mëngjes sjell këto të mira për shëndetin
Kliko per me shume info

Jeni të dashuruar pas çokollatës? Konsumojeni sa më shumë, ja benefitet që i jep ajo shëndetit tonë
“Sëmundja X tregon që një epidemi e rëndë mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur”, thotë organizata.

Duke përfshirë këtë sëmundje mistoriotze në listën e sëmundjeve që duhet të kihen prioritet, së bashku me 8 sëmundje të tjera, Organizata Botërore e Shëndetësisë synon që të vërtetojë se sëmundje infektive janë të paparashikueshme.

LEXO EDHE:  Konsumoni sa më shumë lëng domateje, ja pse

Ideja pas Sëmundjes X nuk është që të frikësohen njerëzit, por për të nxitur zyrtarët e shëndetit publik që të sigurohen të jenë të përgatitur për të gjitha llojet e sulmeve, jo vetëm ato të parashikueshme.

“Ndërkohë që bota zhvillohet, kontakti mes njerëzve dhe kafshëve vazhdon të bëhet më i shpeshtë”, thotë Marion Koopmans, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Ushqimet që luftojnë depresionin

“Prandaj mund të shfaqen sëmundje të reja, ndërkohë që udhëtimet dhe tregtimet e botës moderne bëjnë që të përhapen më shpejtë”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here