Nxehen gjakrat mes Rusisë dhe Britanisë, Moska vendos të dëbojë 23 diplomatë britanikë

Bota

Rusia i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" masave të Britanisë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë në vendin e saj.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Moska zyrtare, e cila dëboi nga vendi 23 diplomatët britanikë dhe vendosi të mbyllë dhe organizatën ‘British Council’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Jashtme ruse tha se 23 diplomatët në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklaroheshin persona non-grata” dhe do të dëboheshin brenda një jave, shkruan BBC. Dy ditë më parë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se diplomatët do të dëboheshin shumë shpejt. “Absolutisht, shumë shpejt, unë jua premtoj”. Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.

Kujtojmë se ky hap erdhi pasi Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe.

ME TE LEXUARAT