Njoftimi i parë, është arrestuar shoferi i mikrobusit që plagosi 10 nxënës dje

Kliko per me shume info

Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: •Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Më datë 12.03.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Altin Selenica, 42 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Benz, në gjëndje të dehur në masën 0.72 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.