Ngordh rinoceronti i fundit i bardhë, shuhet specia

Soft

Rinoceronti i fundit i bardhë ka ngordhur duke lënë pas dy femra dhe duke shuar shpresat për ripërtëritjen e species së rrallë.

Rinoceronti 45-vjeç me emrin Sudan ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë ditëve të fundit për shkak të problemeve të moshës, dhe grupi i aktivistëve që kujdeseshin për të vendosi ta eutanizojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sudan ruhej me ushtarë të armatosur në Kenia, të cilët e mbronin nga gjuetarët ilegalë të fildishit.

“Ai ishte një gjigant i butë. Të gjithë e kishin frikë por ai s’kishte asgjë për t’u frikësuar”, tha aktivistja Elodie Sampere.

Shkencëtarët mundën të ruajnë një pjesë të materialit gjenetik të rinocerontit me shpresën se do ta “ringjallin” një ditë artificialisht.

Rinoceronti perëndimor i zi u deklarua i zhdukur para 7 vitesh si pasojë vrasjeve masive për fildishin e brirëve të tyre. Ndërsa pesë speciet e mbetura konsiderohen të rrezikuara.

ME TE LEXUARAT