Ngjarje mister në Durrës, zhduken papritur nëntë shtetas të huaj

Aktualitet

Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës.

Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.

Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.

ME TE LEXUARAT