Ngjarje e rëndë, nëna vret me gurë foshnjën e porsalindur

Aktualitet

Një ngjarje ë rëndë është shënuar në qytetin e Gjakovës, ku një 32 vjeçare raportohet të ketë vrarë me gurë foshnjën e saj një ditëshe.

Nëna monstër e identifikuar si Lauresha Maliqi, e cila kishte lindur një vajzë vetëm një ditë para ngjarjes, e ka goditur këtë të fundit me gurë derisa ka ndërruar jetë. Më pas ajo e ka varrosur trupin e foshnjës në oborrin e një ndërtese të braktisur, në Gjakove të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Gazeta Express, 32 vjeçarja kishte arritur që për 9 muaj rresht t’u fshihte familjarëve shtatëzaninë edhe pse jetonin në të njëjtën banëse.

E gjithë ngjarja e tmerrshme është zbuluar nga i vëllai i Lauresha Maliqit, i cili ka thënë se e motra ishte kthyer në shtëpi me duart me gjak, ndërkohë që ka treguar se ata nuk janë në dijeni për identitetin e të atit të fëmijës.

32 vjeçarja mësohet se ishte nënë edhe e një vajze tjetër 5 vjeçare, fryt i një martese të dështuar.

ME TE LEXUARAT