Ngërçi mes Serbisë dhe Kosovës, mediat beogradase: Ja plani që ka përgatitur SHBA për dy vendet

Kosovë&Rajon

SHBA ka përgatutur një plan për Kosovën dhe Serbinë. Kështu raporton gazeta beogradase Novosti, sipas së cilës amerikanët kanë marrë nje vëndim të tillë, pasi janë të pakënaqur me performansën e BE-së në bisedimet mes dy vendeve.

Sipas gazetës, Serbisë i kërkohet që Kosovës t'ia mundësojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB'në ndërsa Kosovës krijimin e Asociacionit me kompetenca të mëdha në arsim dhe shëndetësi. Asociacioni do të funksiononte nën autoritetin e një Zëvendëskryeministri te Qeverisë së Kosovës që do të ishte nga komuniteti serb.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo ‘pako’ e administratës së Trump do të diskutohet gjatë javës së ardhshme kur Kosovën dhe Serbinë do t'i vizitojë Ëes Mitchel, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi”, citohet në gazetë.

Sipas Novosti, ky dokument i Ëashington i cili ka shënime të theksuara të shqetësimeve gjeopolitike në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë.

Dokumenti përcakton se Komuniteti i Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. Beogradi pritet ti mundësojë Kosovën të anëtarësohet me organizatat ndërkombëtare.

Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, thuhet në gazetë.

ME TE LEXUARAT