Neymar tek Real Madrid? Babai zbulon të ardhmën e futbollistit

Në njërën anë rikuperimi nga dëmtimi dhe në anën tjetër, pasiguritë rreth së ardhmes. Diskutimet rreth Neymar janë kthyer në temë të nxehtë në Francë. Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Champions League, nxiti zërat e një rikthimi të mundshëm të sulmuesit në Spanjë.

Ndoshta prej sezonit të ardhshëm, për t’iu bashkuar projektit të Real Madrid. Në situatën e krijuar, për të sqaruar pozitat e yllit brazilian foli babai i lojtarit. “E tashmja dhe e ardhmja e Neymar është te Paris Saint Germain”, tha ai. Një deklaratë e mbështetur edhe nga presidenti i klubit francez, Al Khelaifi, që pasi e takoi sulmuesin në Rio de Janeiro deklaroi: “Neymar është i lumtur, mjaft i motivuar dhe entuziast që të kthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë”.

Kliko per me shume info

Fjalë që shërbejnë për të hedhur poshtë spekulimet rreth së ardhmes së 26-vjeçarit, që po vazhdon në Brazil fazën e rehabilitimit pas dëmtimit në këmbën e djathtë, që do ta mbajë jashtë fushave të paktën për tre muaj. Neymar mbetet qendra e projektit të Paris Saint Germain, me klubin francez që gjatë verës së kaluar pagoi klauzolën me vlerë 222 milionë euro për prishjen e kontratës me Barcelonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.